Tri komuna me shumicë serbe ajo Zubinpotokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, ueb faqet e tyre zyrtare i kanë në konstruksion tash e dy vite dhe kjo tregon pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtyre komunave dhe mos gatishmëri për të pranuar formatin standard që e kanë edhe komunat tjera në Kosovë.
Komunat-ueb 9:50, 28 Dhjetor 2015
Sajtet zyrtare të Komunave në Kosovës janë joserioze, nuk kanë përmbajtje dhe janë të papërgjegjshme në limitimin e e-mailave zyrtarë të zyrtarëve komunalë, njofton Klan Kosova.
Këto të dhëna janë nxjerrë sipas një hulumtim të bërë nga Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë (ICCJ) në Kosovë.
Në këtë hulumtim dy vjeçarë janë analizuar ueb faqet zyrtare të komunave në Republikën e Kosovës dhe efikasiteti i tyre karshi qytetarëve, duke studiuar përmbajtjen e informatave dhe lehtësinë e qasjes në ueb faqet zyrtare të komunave të Kosovës.
Po ashtu ICCJ ka konstatuar se tri komuna me shumicë serbe ajo Zubinpotokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, ueb faqet e tyre zyrtare i kanë në konstruksion tash e dy vite dhe kjo tregon pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtyre komunave dhe mos gatishmëri për të pranuar formatin standard që e kanë edhe komunat tjera në Kosovë.
Kurse një ngecje tjetër në përmbajtje të ueb faqeve komunale është edhe ai i përditësimit të informatave në gjuhët zyrtare duke publikuar informacione vetëm në gjuhën e shumicës që graviton në atë komunë dhe duke lënë anash qytetarët e etnive tjera që jetojnë në Kosovë.
Sa i përket lidhjes së ueb faqeve komunale me rrjetet sociale shumica e komunave nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por edhe në ato raste kur e kanë bërë këtë e kanë bërë nëpërmjet e-mailit personal të ndonjërit zyrtar e jo nga e-maili gjenerik i komunës. Mirëpo një tjetër veprim jo serioz i ueb faqeve komunale është edhe mungesa e listimit të e-mail-ve zyrtar të personelit .
ICCJ rekomandon komunat që të fokusohen më shumë në funksionalizimin dhe rifreskimin e ueb-faqeve të tyre, njofton Klan Kosova.