Gjersa zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës po flasin për pranimin e Kosovës në organizatat e mëdha ndërkombëtare të futbollit, Serbia po punon konkretisht kundër pranimit të Kosovës.
Portieri legjendar i ish-Jugosllavisë, Ivan Curkovic pritet të jetë kandidat i përbashkët i vendeve të Ballkanit për kreun e Federatës Evropiane të Futbollit, raporton portali kroat Jutarnji.hr.
“Edhe në qoftë se nuk është e vërtetë, është e bukur për të dëgjuar. Unë kam disa informata në lidhje me këtë, por është me të vërtetë shumë herët të komentohet. Ne duhet të presim zgjedhjet për kreun e FIFA-s”.
“Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh me kongresin e UEFA-s, i cili është planifikuar të mbahet në fund të shkurtit. Gjithsesi, është një nder i madh që emri im po lidhet me këtë post, por më besoni, asgjë më shumë se kaq nuk mund të them”.
“Do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha ai për gazetën beogradase Blic, transmeton Telegrafi.
Curkovic aktualisht është zëvendës-president i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe pritet të propozohet si kandidat i përbashkët i 11 vendeve ballkanike, pas një takimi që do të mbahet së shpejti në Beograd.
Natyrisht, Kosova dhe Serbia nuk janë ftuar në këtë takim.