Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, në konferencën për media të mbajtur pak kohë pas Kongresit në Budapest, i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve nga Kosova për ato që do të ndodhin në ditët dhe javët në vijim.
Çështja kryesore ishte dalja e skuadrave kosovare në garat evropiane,
Për këtë, zyrtari nga Greqia, tha se do të merret një vendim deri në fund të muajit maj.
“Ne kemi pasur një delegacion të UEFA-s në Kosovë ku ka inspektuar infrastrukturën dhe kushtet, por propozimin final do ta japë Komisioni për garat e klubeve deri nga fundi i muajit maj. Vendimin e merr Komiteti Ekzekutiv me rekomandimet e Komisionit për garat e klubeve”, ka thënë Theodoridis.
Në të vërtetë, pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA u ka hapur rrugë edhe klubeve që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Në FFK janë të bindur se ky sezon që është në përfundim, do të jetë i vlefshëm për dalje në arenën ndërkombëtare në nivel të klubeve. shkruan sot Koha Ditore.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.