Lajmet e fundit

Uji i makaronave, i shkëlqyer për lëkurën

Uji që del pas zierjes se makarona nuk duhet të hidhet kurrsesi. Ai është i pasur me amidon dhe për pasoje gjen përdorime praktike në përditshmërinë tonë.

Uji që ka dale nga zierja e makaronave është shumë i pasur me amidon dhe kripëra të tjera minërale dhe si i tille shërben për zbutjen e lëkurës duke siguruar një hidratim të saj deri në thellësi. Këshillohet veçanërisht për lëkurën e këmbëve duke shtuar në të një sasi kripe. Pas kësaj mjafton që këmbët t’i mbani në ujë për disa minuta dhe do të shihni efektin e pritshëm.
Maska për flokët. I njëjti efekt zbutës vlen edhe për flokët. Këshillohet që larja e flokëve me këtë ujë të behet përpara përdorimit të shampos.
Maske për fytyrën. Për këtë do të mjaftontë që të shtoni në ujin e përftuar një sasi bollguri për të marre një përzierje me efektë të mira hidratuese.
Një tjetër përdorim i zgjuar i ujit të makaronave është edhe përdorimi i tij për të zier aty zarzavatët. Duke qënë se është i pasur edhe me kripe, në këtë rast nuk është nëvoja që të shtohet një sasi tjetër kripe në zierjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.