Lajmet e fundit

Uji në Komunën e Shtimes, të vlohet për pije!

KUR ”Prishtina” sh.a. duke e përcjellë me shqetësim dhe vëmendje të shtuar situatën e krijuar së fundmi në Komunën e Shtimes si zonë e shërbimit, pas vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike, u ofroi qytetarëve mbështetje dhe përkrahje maksimale duke i mobilizuar të gjitha ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Njësinë Operative të Ujësjellësit në këtë Komunë.

Për shkak të ruajtjes nga rreziku i mundshëm të personelit të kompanisë dhe stabilimenteve elektromakinerike në stacionin e pompave dhe rezervuarin kryesor të qytetit, gjatë ditës së djeshme u detyruam të ndërprejmë prodhimin e uji, respektivisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët e Komunës së Shtimes, thuhet në njoftim.

Pasi që sot ka filluar të bjerë niveli i ujërave sipërfaqësore atmosferike në afërsi të fabrikës së përpuimit të ujit dhe stacionit të pompave, duke filluar nga ora 11:00 do futet në funksion prodhimi i ujit për të gjithë konsumatorët e kësaj komune, me ç’rast furnizimi me ujë do t’i kthehet normalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.