Publicisti Uk Lushi ka reaguar ndaj rekomandimit negativ për liberalizimin e vizave. Ai në një shënim në Facebook ka fajësuar kastën politike të Kosovës për këtë dështim.
Reagimi i plotë:
Mosdhënia e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është dështim i kastave politike të Prishtinës, por edhe kërbaç për Kosovën dhe kulaç për Serbinë të rrijë në rrugën drejt Europës.
Të gjithë ne– dhe veçanërisht politikanët– duhet të ripozicionohemi në mënyrë agresive duke bërë trysni në mekanizmat politik dhe civil të BE-sê që si qytetarë të getos së fundit në Europë të udhëtojmë lirshëm si të gjithë europianët tjerë.
Tash është koha që qeveria, shoqëria civile dhe personalitetet publike të organizohen dhe angazhohen me letra, peticione dhe fushatë shpjeguese dhe aktiviste për BE-në që vizat për qytetarët e Kosovës janë dënim i pamerituar dhe njollë turpi si për shtetin tonë si për Europën.
Deri në fitimin e lirisë së lëvizjes dhe udhëtimit si të gjithë njerëzit në botën e lirë.