Një sërë arsyesh ka çuar në një ulje rekorde të çmimeve të naftës bruto në tregjet globale.
Ngadalësimi i ekonomive të vendeve, kërkesa e ulët për produktet e naftës në rang global, rritja e prodhimit të naftës burto, prania e naftës mbi kërkesën në treg si dhe vendimi për mos uljen e prodhimit nga ana e vendeve të OPEC ka çuar në një ulje rekorde të çmimeve të naftës bruto në tregjet globale. Këtë vit mund të themi që çmimet e naftës janë drejt një rekordi të ri.
Çmimi i ulët i naftës së papërpunuar e tipit Brend nga vendet OPEC, rritja e vlerës së dollarit, rritja e ngadaltë e ekonomive të Evropës dhe Azisë si dhe heqja e ndalimit të eksportit të naftës nga SHBA-ja e cila vazhdonte prej 40 vitesh bëri që çmimi i arit të zi të humbë 38 përqind të vlerës gjatë vitit 2015. Ndërkohë më 22 dhjetor çmimi i naftës bruto arriti vlerën më të ulët të 11 viteve të fundit.
Nafta bruto Brent duke humbur 50 përqind të vlerës së çmimit gjatë vitit 2014 hyri ne vitin 2015 me një çmim prej 58 dollarësh amerikanë për fuçi. Por për shkak të rritjes së ngadaltë të ekonomive botërore ky çmim më 6 janar arriti në vijën më të ulët të 6 viteve të fundit.
Pas sulmeve të Arabisë Saudite në Jemen në mars të vitit 2015 çmimi i naftës burto u rrit dhe arriti në vlerën e 67.77 dollarësh për fuçi, por më pas dyshimet për sigurinë e tregut të naftës ia lanë kërkesës së ulët dhe pranisë së lartë të naftës në treg.
Vendimit për mos ndërprerjen e uljes së prodhimit nga vendet e OPEC përkundër çmimeve të ulët të naftës bruto në vitin 2014 i\’u bashkëngjit i njëjti vendim në mbledhjen e qershorit të 2015-ës edhe pse çmimi i naftës bruto vazhdonte të ishte në kuotat më të ulët.
Këtë vendim ka pasur edhe Arabia Saudite, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës bruto si dhe prodhuesi më i madh i vendeve të OPEC. Strategjia e këtij vendi ishte shtyrja jashtë kësaj fushe të një numri të madh të firmave në Rusi dhe SHBA duke mbajtur prodhimin stabël dhe çmim të ulët.
Ndërkohë që Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan mbajtjen konstant të prodhimit, vende si Irani, Venezuela dhe disa vende të tjera të Afrikës kërkuan uljen e prodhimit për të pasur një çmim më të lartë të arit të zi.
Pas këtij vendimi çmimi i naftës bruto i tipit Brent ra deri në 11 përqind, duke shkuar kështu deri në vlerën e 37 dollarëve.
Prodhimi i naftës bruto nga Arabia Saudite dhe Iraku është rritur me 1.8 milionë fuçi në vitin 2015 në krahasim me një vit më parë. OPEC në muajin nëntor arriti në prodhimin e 31.7 milionë fuçi naftë bruto në ditë.
Një nga arsyet që çmimi i naftës bruto u ul ishte edhe rritja e vlerës së dollarit gjatë vitit 2015.
Ndërkohë një tjetër arsye pse çmimet e naftës bruto janë të ultë është edhe ngadalësimi i rritjes së ekonomisë së importuesit më të madh të këtij produkti, Kinës. Kjo gjë ka bërë që kërkesa në tregun global për naftë bruto të ulet ndjeshëm.
Prodhuesi i tretë në botë për nga sasia, SHBA-ja ka marrë një vendim për heqjen e ndalimit të eksportit për arin e zi më 22 dhjetor, ndërkohë çmimi i naftës kaloi përsëri në rënie pas këtij vendimi dhe në 22 dhjetor arriti rekordin e ri ku një fuçi naftë bruto u shit me 35.98 dollarë. Ky ishte çmimi më i ulët që nga viti 2004.
Mundësia e qëndrimit të vlerës së lartë i dollarit amerikan si dhe e vazhdimit të ngadalësimit të rritjes së ekonomisë globale tregon që një rekord i ri përsa i përket uljes së çmimit të arit të zi nuk është shumë larg.