Lajmet e fundit

“Unë jam UÇK”

Nga Afërdita Kelmendi

1998 – ne nje dite qershori, ne Washington DC .
Ne nje salle perplot me gazetare, publiciste, shoqeri civile, politikane…
ne panel- Une…
nje pyetje…
“A e perkrah UÇK- ne? ”
Kjo pyetje shtrohet ne kohen kur UÇK nuk po kuptohej drejte dhe po cilesohej negativisht!
Pergjigjja ime nuk vonoi:
“Une jam UÇK! ”
E gjithe salla u vu ne qetesi!
Pas nje pauze logjike do te vazhdoja:
“Paramendoni se jeni ne shtepine tuaj, me familjen tuaj, femijet i keni vene ne gjum! Pernjeheresh dikush thyen deren tuaj dhe do t’ ju vrase!
Çfare beni ju? Çfare do te benit ju?
Keni dy rruge!
Te vriteni te gjithe! Ose, do te luftoni qe te shpetoni familjen tuaj, femijet e tu!
Prandaj, une sot e ketu ju them se une jam UÇK, ngase ajo kete ben! Mbron familjet dhe femijet nga çfarosja!
Lufton per te sjellur lirine, qetesine dhe sigurine per familjet tona!”

Pas kesaj nje duartrokitje e madhe!
Dhe jo vetem kaq!
Une isha krenare, jo me veten, por me UÇK-ne!
Kjo edhe sot mbetet per mua UÇK-ja!
Te gjithe ata qe u fshehen pas emrit te saj, e nuk e kishin kete synim, luften per mbrojtjen e familjeve, femijeve, vendit dhe per çlirim, kane emer tjeter.
Prandaj, mos reagoni ne emer te atyre qe kurre s’ ishin
e s’ jane UÇK!
Mos merrni pergjegjesine qe nuk e keni!
Ngase JU nuk jeni ata!
ATA e dine cilet jane!
Mbylleni debatin per UÇK- ne!
Folni per hajnat, kriminelet dhe te gjithe ata qe perdhosen endrren per liri, mireqenie e siguri te vendit tone!

Autorja është Drejtoreshë e RTV 21.

Leave a Reply

Your email address will not be published.