Lajmet e fundit

UNICEF shënon 20-vjetorin e pranisë në Kosovë

UNICEF–Fondi i Kombeve të Bashkuara i Fëmijëve, shënon sot në Prishtinë, në Ditën Universale të Fëmijës, 20-vjetorin e pranisë së vet në Kosovë.

Në ceremoninë, që do të mbahet në hotelin Swiss Diamond nga ora 10.30, do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe ministrat të cilët bashkëpunojnë me UNICEF-in rreth realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë, Hajredin Kuqi, Imet Rrahmani dhe të tjerë.

Dita e Fëmijëve dhe përvjetori i UNICEF-it në Kosovë do të shënohen edhe me një ekspozitë të fotografive në Sheshin “Nëna Terezë”, duke filluar në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.