NJOFTIM PËR MEDIA
Të nderuara Media,
Ju njoftojmë se sot më date 09.11.2015 në ora 14:00, Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës mbajti mbledhjën e jashtëzakonshme me kërkesën e disa deputetëve për arsye se është bërë shkarkimi i dy mandatarëve të Parlamentit Studentor, Kryetarës së Parlamentit znj.Miranda LUSHAJ dhe Nënkryetarës znj.Drilona ETHEMI.
Këo të fundit u shkarkuan fillimisht nga organizata të cilët kanë qenë pjesë nga ( USPE-UGJ ), me vendim të personit të autorizuar të kësaj organizate, arsyeja e shkarkimit ishte ngase të lartëcekurat kishin cenuar kodin etik, duke vepruar në kundërshtim me rregulloren e organizatës dhe duke thyer të gjitha dispozitat ligjore të Parlamentit Studentor, duke iu marrë mandati, pra, ishin të ndikuara politikisht.
Organizata USPE-UGJ, me vendim të bordit nominoi dy anëtarë tjerë për t’i zëvendësuar.
Parlamenti Studentor thirri mbledhje në ora 14:00, nga 7 anëtarë, morën pjesë pesë (5), dy (2) nga ta munguan, kuorumi për të vazhduar mbledhjën me rendin e ditës ishte dhe mbledhja vazhdoi me propozime dhe votim të strukturës së re të Parlamentit Studentor.
Nga zgjedhja e structures së re, Kryetar i Parlamentit Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” doli z.Ilir ZENELI, me mandatë të plotë dy (2) vjeqar.
Me respekt,
Zyra për Informim e Parlamentit Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës .