Një pjesë e profesorëve amerikan nga katër universitete tashmë kanë arritur në Kosovë ndërsa të tjerë do të vijnë për të ofruar përvojën e tyre me kolegët nga Universiteti u Prishtinës. Ata do ofrojnë trajnime në fushat e metodologjisë së mësimdhëniës, standardeve të vlerësimit, udhëheqja dhe mentorimi i tezave Master dhe PhD e me radhë
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së me nidhmën programit të Transformational Leadership të USAID-World Learning ka nisur me trajnimet profesionale të profesorëve dhe bashkëpunëtorëve nga të gjitha institucionet e Arsimit te Lartë në Kosovë.
Në modulin e parë “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë “ nga trajnerët Prof. Dr. Jeffrey A. Anderson dhe Prof. Asoc. Dr. Naser Zabeli kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës ndërsa modulet e tjera do të vazhdojnë deri në fund të dhjetorit.
Pos kësaj lloj përkrahje, tashmë kanë nisur edhe shkëmbimet e profesorëve dhe menaxhmentit të katër fakulteteve të UP-së të cilat kanë qëndruar në SHBA për të marrë përvojat nga afër.
Fakultetet e UP-së që po përfitojnë në këtë fazë janë Fakulteti i Bujqësisë, i Edukimit, i Ekonomisë dhe Fakultetit i Elektroniteknikës. Universitet amerikane të përfshirë në këtë fazë janë Arizona State University, Dartmouth College, Indiana University dhe University of Minnesota.