Lajmet e fundit

Universiteti i Prishtinës, institucion klanesh e grupesh të interesit

Universiteti i Prishtinës po shkatërrohet nga klanet e interesit dhe partitë politike. Kështu vlerësojnë rektori i UP-së, Radaman Zejnullahu, profesori universitar dhe eksperti i i çështjeve mësimore Dukagjin Pupovci dhe Rron Gjinovci nga shoqëria civile.
Në intervistat e realizuara nga OJQ “Open 333”, rektori i UP-së Ramadan Zejnullahu, profesori Dukagjin Pupovci dhe Rron Gjinovci nga shoqëria civile, vlerësojnë se Universiteti i Prishtinës ka degraduarskajshmërisht si pasojë e heshtjes së stafit akademik karrshi forcimit të klaneve të interesit dhe interesave grupore dhe implikimeve të gruoeve të interesit dhe politikës.

“Në UP është e pranishme një heshtje e plotë e komunitetit akademik… Në shumë raste ka edhe përshtatje me klanet e së keqes për interesa për interesa të çfarëdo lloji”, tha Zejnullahu.

“Klanet kanë depërtuar në gjitha të gjitha aspektet e jetës universitare. Dhejtëra anëtarë të klaneve kanë arritur në pozita akademike dhe administrative në UP, me tendencë për zgjerimin e rrjetit të tyre”, tha Pupovci.

Ndërsa, Rron Gjinovci thotë se UP është shkatërruar nga partitë politike që kanë qeverisur dhe po qeverisin.

Ai thotë se UP kaq degraduar në nëj institucion për rehatimin e militantëve partiakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.