Lajmet e fundit

Universiteti i Prishtinës në paralizë totale. Pas Senatit dështon edhe mbledhja e KD-së (DOKUMENT)

Situata në Universitetin e Prishtinës vazhdon të jetë alarmante. Përkundër vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami që të kthej rektorin Ramadan Zejnullahu, dhe kësisoj të shfuqizoj vendimin e Këshillit Drejtues për shkarkimin e rektorit, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Dy organet drejtuese të UP-së, Senati dhe Këshilli Drejtues vazhdojnë të jenë të bllokuara. Derisa gjatë ditës së djeshme dështoi mbledhja e Senatit, për shkak se senatorët nuk po e njohin rektorin, sot ka dështuar edhe mbledhja e KD-së.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Universitetit të Prishtinës. Sipas këtyre burimeve, mbledhja e Këshillit Drejtues e paraparë të mbahet sot për në ora 16 ka dështuar, për faktin se nuk kanë marrë pjesë disa anëtarë të Bordit, çka ka bërë që të dështoj kjo mbledhje.

Gazeta Blic ka arritur që ta siguroj edhe rendin e ditës, që ishte paraparë të diskutohej në këtë mbledhje./ Gazeta Blic

IMG_9035   

Leave a Reply

Your email address will not be published.