Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar me 110 vota në favor të Rezolutës “Situata në Kosovë* dhe roli i Këshillit të Evropës”, kur abstenuan vetëm dy anëtarë të Asamblesë, Roland Rino Buchel i Zvicrës dhe Johan Nissinen i Suedisë.
Amendamenti i cili ka pasur më shumë jehonë në medie të Kosovës, që kishte të bënte me “rikthimin” e UNMIK-ut në Kosovë, përkundër tentimit të disa prej anëtarëve ta ndryshonin në vend të “Asambleja inkurajon UNMIK-un” të bëhej “Asambleja inkurajon autoritetet e Kosovës”, kaloi pa ndryshimin e propozuar nga 17 anëtarë, përfshirë edhe tre anëtarët e Shqipërisë, Valentina Leskaj, Petrit Vasili e Namik Dokle, por anëtarja shqiptare e Maqedonisë, Ermira Mehmeti nuk ndodhej fare në sallë gjatë votimit. Rrëzimi i këtij ndryshimi u bë me vetëm një votë diferencë, 53 kundër, 54 pro dhe tri abstenime që vinin nga përfaqësuesit e Austrisë, Sllovenisë dhe Suedisë, transmeton Koha.net.
Kompetencat e UNMIK-ut do të jenë për marrëdhënie me organizma të organizatave të sigurisë, Interpol dhe Europol.
Edhe vetë hartuesi i rezolutës për Kosovën, raportuesi spanjoll, Augustin Conde, mungoi gjatë diskutimit në Komision, por edhe gjatë seancës.