Në Info Magazinën e së hënës, i ftuar për të debatuar për temën nëse UNMIK- u, mund të kethehet në Kosovës ishte analisti Petrit Zogaj.
Ndërkaq Zogaj tha:
”E para e punës duhet me kontekstualizu, Eulexi ka ardhë në Kosovë pas një ujdie, vendosja e Eulex, është vonuar përderisa OKB nuk e kanë prezantuar atë plan.”
”Ka qenë një iniciativë e OKB, u dasht të jap leje për të vendos një mision ndëkrombëtar, sepse ka një konsesus të madh në raport me Kosovën.”
”Eulex u vendos me pëlqimin e OKB-së, e cka ka ndodhë a është diksutu ky plan 6 pikësh apo jo nuk dihet.”
”Nuk jam i bindur që Eulex, do të shkoj, do të ketë luftë për kompetenca këtu, në mes EULEX dhe UNMIKU-.”
”Nuk është që Unmiku ka qenë i larguar ndonjëherë, ka pas prezencë në anën veriore”.
”Kryeministri Mustafa ka pritur shefine UNMIKU’t që do të thot nëse kryeministri e pret një shef neutral, e ka pritur në disa takime zyrtare, është sinjal I qartë se ky mund të jetë partner në vend.”
”Kanë qenë shefat e UNMIKUT kanë qenë ata që kanë ba takime me zyrtarë të lartë edhe me Seerbinë”
”Është luftë e qartë në mes Kosovës, dhe luftës së Serbisë, e diplomatike të Rusisë që don dokumentat e rezolutës 1244 të kenë efektin që ajo don.”
”Ajo është luftë direkte diplomatike e Rusisë në këtë rast.”