Lajmet e fundit

UP në paralizë të plotë. Dështoi edhe sot mbledhja e Senatit! (Dokument)

Universiteti i Prishtinës është futur në bllokadë totale. Edhe sot ka dështuar mbledhja e organit më të lartë të këtij universitett- Senatit, për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Më saktësisht ishin dekanët dhe senatorët atë që e kanë bojkotuar këtë mbledhje, për shkak se po e konsiderojnë si të jashtëligjshëm rikthimin e rektorit nga ana e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. Kështu i ka thënë Gazetës Blic një nga anëtarët e Senatit në kushte anonimiteti.

Dhe si arsye e dytë, sipas këtij senatori pse dështoi mbledhja e sotme e Senatit, ka të bëjë me atë se shumica e senatorëve po e konsiderojnë se tash që janë shpallur zgjedhjet, kjo strukturë menaxhuese nuk ka më hapësirë ligjore për vendimmarrje.

“Për zhvillimin e mbledhjes së Senatit nevojiten që të pranishëm të jenë 22 anëtarë, ndërkaq, në mbledhje ishin vetëm 17 prej tyre, çka bëri që të dështoj mbledhja”, tha ky senator në kushte anonimiteti.

Universiteti i Prishtinës tash e sa kohë është në bllokadë, për shkak se ka një përplasje të vazhdueshme ndërmjet menaxhmentit të drejtuar nga Ramadan Zejnullahu dhe anëtarëve të Senatit dhe një pjese të Këshillit Drejtues.

Madje, me kërkesën e Senatit, Këshilli Drejtues e kishte rektorin Ramadan Zejnullahu, çka bëri që të ndërhyjë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili e shkarkoi kryesuesen e Këshillit Drejtues , Shefkije Islamin dhe në postin e rektorit, e riktheu rektorin.

Në vazhdim Gazeta Blic u sjell të plotë pikat e rendit të ditës, të parapara për mbledhjen e sotme të Senatit./ Gazeta Blic

IMG_9264

Leave a Reply

Your email address will not be published.