Lajmet e fundit

Ushqimi që përmban magnezi mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në pankreas

Konsumimi i lartë i magneziumit, që gjendet në zarzavatet me gjethe, në arra, në fasule, kos dhe advokado, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në pankreas.

Sipas hulumtive të kryera nga Indiana University Bloomington, përdorimi i magneziumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në parandalimin e kancerit në pankreas.

Konsumimi i magnezit nga 100mg në baza ditore, mund të parandalojë kancerin në pankreas për 24%. “Kanceri pankreatik është me të vërtetë unik dhe të ndryshme nga kanceret e tjera”, ka deklaruar autori i studimit Ka He, ndërsa ka shtuar se shkalla e mbijetesës me këtë lloj kanceri mund të jetë fort e vogël. Ndërkaq, magnezi përfshin më shumë se 300 sisteme enzime që rregullojnë sistemin nervor dhe kontrollin e glukozës në gjak.

Studiuesit këshillojnë se burrat duhet të konsumojnë afërsisht 420mg magnez në baza ditore, ndërsa 320mg gratë. Sipas tyre, një sasi e tillë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit pankreatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.