Lajmet e fundit

Ushtria franceze blindon aeroportin e Parisit

ushtar franqezQeveria franceze ka urdhëruar të blindohen Parisi, aeroportet dhe metrot pas 4 sulmeve të ndodhura në Bruksel të Belgjikës mëngjesin e sotshëm me 17 të vdekur e 40 të plagosur.
Franca ka dërguar trupa shtesë ushtarake për të përforcuar pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroporte.
Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njësinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anuluar.
“Terminalet janë pikat e dobëta të “ajrit”, – tha ai, – sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut.”
Tashmë, policia dhe drejtësia franceze janë duke ndihmuar në këto momente, homologët belgë në gjurmimin e terroristëve që shkaktuan shpërthimet sot në Bruksel.
Alarmi është vënë pas 2 sulmeve në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.