Lajmet e fundit

Vajza e Donikës: Sapo vizitova mamin, falenderim të gjithëve që na përkrahët në kohë të vështira

Vajza e deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, e cila u arrestua gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, ka treguar përmes Facebook-ut se e ka vizituar sot nënën e saj.

Dorontina, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur nënën e saj, duke u bërë thirrje që të vazhdojnë përkrahjen edhe në manifestimin që do të mbahet nga opozita me datën 28 Nëntor.

Kështu ka shkruar Dorontina në Facebook 

Sapo u ktheva nga vizita per mamin,ndihma dhe perkrahja juaj ne kete periudhe ka qene nje ngushllim dhe force e madhe per te ne keto kohe te veshtira.Ne i kemi hyre kesaj beteje duke ditur pasojat dhe nuk do te ndalemi para asgjeje deri ne realizimin e qellimeve tona.Presim qe te na bashkangjiteni ne manifestimin e bere me 28 nentor,dhe ne menyre te organizuar se bashku te tregojme perkrahjen tone ndaj opozites.#poshtezajednica #poshtdemarkacioni !!

Leave a Reply

Your email address will not be published.