Lajmet e fundit

Vajza e Karaxhixhit zgjidhet zëvendëspresidente e Parlamentit të entitetit serbo-boshnjak

Vajza e Radovan Karaxhixh, drejtuesit politik të serbo-boshnjakëve gjatë luftës së Bosnjës (1992-95), gjykuar aktualisht për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, u zgjodh zëvendëspresidente e Parlamentit të entitetit serbo-boshnjak.

Sonja Karaxhixh Jovicevic, 48 vjeçe, u zgjodh në kuadër të një riorganizimit të presidencës së Parlamentit të Republikës Srpska (RS).

Me profesion mjeke, Karaxhixh Jovicevic ishte zgjedhur deputete gjatë zgjedhjeve legjislative në tetor 2014 në listat e Partisë Demokratike serbe (SDS, nacionaliste) themeluar nga babai i saj para luftës ndërkomunitare në Bosnje.

Gjatë konfliktit që shkaktoi rreth 100 000 të vdekur, Karaxhixh Jovicevic ka qenë shefe e kabinetit të ministrisë së Informacionit të qeverisë serbo-boshnjake dhe merrej veçanërisht me prapagandë.

Pas konfliktit, ai themeloi një kabinet mjekësor. Ajo ka drejtuar gjithashtu një radio të krijuar në vitin 1997 dhe që u mbyll në 2004, pas disa kontrollove nga trupat e NATO-s, që cilët kërkonin infomacione për arrestimin e babait të saj.

Radovan Karaxhixh, 70 vjeç, u arrestua në vitin 2008 pas 13 vjetësh në arrati. Ai u gjykua para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ku është përgjigjur për 11 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. /AFP/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.