Lajmet e fundit
Vala e IPKO, i heqin antenat në Prevallë

Vala e IPKO, i heqin antenat në Prevallë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka njoftuar se dy operatorët telefonik “Vala” dhe “Ipko” kanë hequr antenat e vëna vite më parë, pa dokumentacion përkatës, dhe njëkohësisht kanë filluar me procedurat e rregullta për pajisje me leje.

“Operatorët telefonik duhet të kenë qasje në atë zonë dhe ne, sigurisht, nuk jemi kundër funksionimit të tyre, por e gjitha kjo dhe çdo veprimtari tjetër në Prevallë, duhet, njëherë e përgjithmonë, të kontrollohet nga shteti në mënyrë që të lidhet një miqësi e harmonizuar në mes njeriut dhe natyrës. Koha e veprimtarive ilegale ka marrë fund”, ka thënë ministri Dardan Gashi.

Sipas një komunikate për media të MMPH-së, dy operatorët e telefonisë mobile kanë nisur procedurat e pajisjes me leje në MMPH.

Ministri Dardan Gashi rikujton se dora e shtetit do të veprojë në Prevallë dhe tashmë në fokus është “Fshati Turistik” i cili ka degraduar si pasojë e ndërtimeve pa leje dhe tejkalimeve të egra të ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.