Lajmet e fundit
Valon Murati takim me përfaqësues të BSPK-së

Valon Murati takim me përfaqësues të BSPK-së

Kandidati i Lëvizjes për Bashkim për kryetar të Prishtinës, Valon Murati, i shoqëruar nga Brahim Mehmetaj, bartës i listës së LB-së për Kuvendin Komunal, Agim Kuleta, deputet në Kuvendin e Kosovës, Udhëheqësi i Shtabit Zgjedhor Kushtrim Sheremeti dhe anëtari i Kryesisë Dren Shahini, u takuan me përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, ku u pritën nga Kryetari i saj Haxhi Arifi dhe stafi tij.

Murati i njoftoi përfaqësuesit e BSPK me tri pikat themelore mbi të cilat do të ndërtohet qeverisja e ardhshme e Prishtinës. “Në kuadër të krijimit të një klime më të favorshme për biznesin, interes i veçantë do t’i kushtohet edhe të drejtave të punëtorëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, tha Murati.

 

Ai shtoi se takimet me grupe të interesit, ku hyjnë edhe organizatat sindikale, do të jenë më të shpeshta dhe më bashkëpunuese. Ndërkaq nikoqiri i takimit, Haxhi Arifi, e informoi Muratin me gjendjen e BSPK-së, çështjen e kontratës kolektive si dhe e falënderoi atë përzemërsisht për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Murati i ka pasur me këtë organizatë

Leave a Reply

Your email address will not be published.