Lajmet e fundit

Varoufakis dhe Tsipras bien dakord: Në Spanjë humbën masat shtrënguese

“Shkatërrimi i politikës dypartiake në Spanjë shënon humbjen e politikave shtrënguese të përkrahura nga BE-ja,” tha kryeministri grek Aleksis Tsipras.

Tsipras, beteja e të cilit kundër reformave ekonomike të kërkuara nga kreditorët europianë, pothujase la Greqinë jashtë Eurozonës, përmes llogarisë në Twitter ka shkruar se ‘ edhe Spanja, përmes politikës ka mposhtur masat shtrënguese’, transmeton Gazeta Blic.
Dakord me Tsipras është edhe ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, i cili përshendeti partine fituese në Spanjë.

Mediat vendase i cilësuan zgjedhjet si historike, pasi shënojnë fundin e epokës 2 partiake. Ekonomia spanjolle, pretendimet për korrupsion dhe rritje e ndjesive separatiste në rajonin e Katalonjas, dominuan zgjedhjet e këtij viti.

Adminsitrata e Rahoy adoptoi masa jopopullore antikrize dhe ndërmori reforma në punësim, masa këto që kanë meritën për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Gjithsesi niveli i papunësisë në vend mbetet i lartë.

“Një shumicë qeverisë progresive tani mund të jetë në gjendje për tu formuar,” tha Tsipras. “Përpjekjet tona janë duke u njohur si të drejta. Europa po ndryshon!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.