Shqiptaret kurr nuk i nënshtrohen presioneve dhe dhunes, sepse sa më e madhe dhuna tek ju krijohet një forcë dhe energji tjetër.
Askush deri më sot nuk ka arrit të ju asimilojë me dhunë apo forcë.Kujtojmë kohën kur keni qenë të pushtuar nga perandoria Osmane më shumë se 500 vite, por turq nuk jeni bërë, 100 vite nga pushtimi serb, por serb nuk jeni bërë, thotë Goran Vasenius (Suedi) në një intervistë ekskluzive për Botapress.
Bisedoi Arbenita Marmullaku: Botapress 14 janar.
Goran Vasenius, nga Suedia, njihet si aktivist dhe humanist i madh që ka bërë shumë për Kosovën. Ai ka shkruar një libër për shqipëtarët me titull “ Sëmundja mistike “.
Vasenius disa herë ka vizituar Kosovën pas luftës.
Ai po e përcjellë gjendjen e Kosovës edhe tani, si dhe ka një ide për kalimin e krizës së gjendjes aktuale.
Lexoni se cila është porosia e tij për shqiptarët dhe për Kosovën. Goran Vasenius, flet eksluzivisht për Botapress.
Botapress: Z. Vasenius: u keni shkruar një libër për Shqiptarët me titull “Sëmundja mistike”, çka ju shtyri të shkruani për Kosovën?
GORAN VASENIUS: Unë kam punar shumë në drejtim që të dalë e verteta për krimet serbe që bëntë Milloshevici në Kosovë regjim ky që dihet se ka bërë një propagandë të tmerrshmë kundër popullatës së pambrojtur shqiptare edhe përkundër faktit qe shqiptarët gjithmonë kanë qenë viktima të dhunës që ushtronte në atë kohë qeveria kriminale e Milloshevicit.
Me të degjuar se çfarë në të vertetë po ndodhë me helmimin e fëmijëve të Kosovës, unë jam tmerruar prej atij realiteti.Librin e kam shkruar që bota të kuptojë realitetin se cfarë po ndodh në Kosovë, kam formuar një ekip të përbashkët europian, për viktimat e helmimeve të viteve 90-ta, për të demantuar propaganden e Milloshevicit.
Dhe më vjen mirë që libri im zgjoi nga gjumi botën që ishte errësuar nga Milloshevic.
Botapress: Keni vizituar Kosovën pas luftës disa here?
Goran Vasenius: Kosovën e kam vizituar që nga viti 1992 dhe kam bërë vizita të shpeshta këtij vendi.
Kosova ka merituar një përkujdesje ndërkombëtare.Unë me mundësitë e mia dhe me ndihmën e shumë miqve shqiptarë e ndërkombëtarë kam zbardhur një pjesë të krimeve që bënte qeveria e Milloshevicit kundër popullatës shqiptare.
Menjëhere pastaj kemi krijuar Komitetin për ndihmë të Kosovarëve “ SUPPORT COMMUNITY FOR KOSOVO” organizatë kjo e cila u formua së bashku me disa figura të shquara të shoqërisë suedeze, duke përfshirë edhe shqiptarët nga Kosova.
Në Suedi kemi organizuar demonstrate nëpër të gjitha qytetet kryesore, dhe kemi mbajtur shumë konferenca me qellim që bota demokratike të kuptoj se çfarë po ndodh me popullaten shqiptare në Kosovë. Dhe më erdhi mirë që kemi arritur qellimin.
Tani pas luftes Kosova lë shumë për të deshiruar. Ka mundur të ketë qeveri më të fuqishme e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kosova duhet të deshmojë që është shtet i pavarur dhe qe investimet e huaja ndërkombetare nga paslufta të jenë të arsyshme
Kosova ka paguar një cmim shumë të lartë për lirinë që sot e gezon. Unë mendoj qe ju si shtet duhet të keni një qeveri më të fort dhe njëkohësisht shtetet mike që e kanë ndihmuar Kosoven në rrugëtimin e saj deri më sot duhet ta respektojne pavarësinë e saj, sepse duke e parë që në cdo çështje të problemeve të mbrendshme të Kosovës prej asaj më të thjeshtës po ndërhyjnë ndërkombëtarët, më kanë humbur shpresat që liderët kosovarë të jenë totalisht të pavarur.
. ..Deri më sot nuk ka arrit të ju asimilojë me dhunë apo forcë. Kujtojmë kohën kur keni qenë të pushtuar nga perandoria Osmane më shumë se 500 vite, por turq nuk jeni bërë, 100 vite nga pushtimi serb, por serb nuk jeni bërë. Bota duhet të krenohet me qenien tuaj si shqiptar. Kosova ka mundësi dhe kapacitet të përparojë shumë.
Bota flet për demokraci dhe më së paku demokraci ka në Kosovë
Botapress: Ju jeni mjek por merreni edhe me politikë. Çka mendoni për zhvillimet e fundit në Kosovë?
GORAN VASENIUS:Për zhvillimet e fundit në Kosovë të them të drejtën nuk jam i kënaqur aspak, si unë poashtu edhe shumë miq ndërkombëtarë që kanë ndihmuar këtë vend. Bota flet për demokraci dhe më së paku demokraci ka në Kosovë.
Për gjërat më të thjeshta ne vendet tona europiane pyetet populli përmes referendumit.Nëse një protestë sado e vogel që është e tregon pakënaqësinë atëhere zeri I protestuesëve duhet degjuar.
Protesta është mjeti më demokratik për të ngitur zërin kundër pakënaqesive.
Andaj në demokraci duhen respektuar dhe degjuar njerëzit që protestojnë e jo të mundohen që përmes forces të shtypet zëri opozitar e qytetar. Kjo që po kalon Kosova tani më kujton një kohë jo të largët që ka kaluar ky vend. Milloshevici ka provuar që me çdo kusht zërin e qytetarëve të Kosovës ta shuajë përmes argumenteve të forcës dhe dhunës, por kjo pati efekt negativ sepse ne si europian dhe bota në përgjithësi duhet të kuptojë një gjë: Shqiptaret kurr nuk i nënshtrohen presioneve dhe dhunes, sepse sa më e madhe dhuna tek ju krijohet një forcë dhe energji tjetër.
Askush deri më sot nuk ka arrit të ju asimilojë me dhunë apo forcë.Kujtojmë kohën kur keni qenë të pushtuar nga perandoria Osmane më shumë se 500 vite, por turq nuk jeni bërë, 100 vite nga pushtimi serb, por serb nuk jeni bërë. Bota duhet të krenohet me qenien tuaj si shqiptar. Kosova ka mundësi dhe kapacitet të përparojë shumë.
Unë kam edhe një sugjerim për Qeverin e Kosovës, gjithmone duke u’a dashur të mirën, që të mos marrin veprime të njëanshme pa u konsultuar me opoziten, sepse opozita është promotor i shumë zhvillimeve demokratike dhe duhet respektuar dhe bashkëpunuar në interesa të vendit dh qytetarëve.
Pavarësia e Kosovës ka bërë që Ballkani të forcojë themelet e paqes.
Botapress:Si i vlerësoni bisedimet Prshtinë- Beograd ?
GORAN VASENIUS: Si cdo shtet i pavarur po ashtu edhe Kosova e ka obligim që të ketë raporte të mira me shtetet fqinje, pjesë e këtyre raportëve të mira duhet të jenë edhe bisedimet Prishtinë- Beograd. Lufta në Kosovë ka sjellë një realitet të ri në Evropë dhe botë poashtu.
Pavarësia e Kosovës ka bërë që Ballkani të forcojë themelet e paqes.
Një gjë ka qenë e sigurt që pa ndodhë pavarësia e Kosovës paqe në balllkan nuk do të kishte kurr.
Beogradi siq duket ende nuk është zgjuar mirë nga agonia, akoma nuk e ka kuptuar qartë se Kosova kurr nuk do të qeveriset nga Serbia.
Derisa kemi një qeveri ne Serbi që akoma nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur e di që është shumë e veshtirë për palen kosovare të bisedojë me një palë të pabarabartë, por unë mendoj se e keni obligim dialogun jo vetëm me Serbinë, por edhe me të gjitha shtetet fqinje.
Jam i sigurt se anjë shtet nuk mund të arrijë integrimin në Evropë ësë ka konteste kufitare, apo çështje të pazgjidhura mes vete. .
Serbia është duke u munduar që të marr sa më shumë nga Kosova, prandaj duhet maturi.
Mos harroni që jeni pjesë e familjes europiane,dhe keni shumë vende mike që ju mbështesin drejtë rrugtimit të BE-së.
Unë kam edhe një sugjerim për Qeverin e Kosovës, gjithmone duke u’a dashur të mirën, që të mos marrin veprime të njëanshme pa u konsultuar me opoziten, sepse opozita është promotor i shumë zhvillimeve demokratike dhe duhet respektuar dhe bashkëpunuar në interesa të vendit dh qytetarëve.
Kam përcjellur protesten e 9 janarit, ku kan marrur pjesë një numër I madh I qytetarëve, dhe më vjen keq që qeveria nuk e degjon fare zërin e tyre,po ashtu kam përcjellur edhe Kuvendin që sa kohë nuk mabn seanca të mirëfillta, kjo për shkak të neglizhencës së qeverisë për të reflektuar në raport në raport me kerkesat e opozitës.
Qeveria nuk mund ta shuajë zërin e opozitarë dhe zërin e qytetarëve të Kosovës
Botapress:Si i vlerësoni bisedimet Prshtinë- Beograd ?
GORAN VASENIUS: Protestat e opozitës duhen vlerësuar dhe kërkojnë përkushtim dhe vemendje.|
Më duhet ta them një gjë që Kosova është duke u qeverisur nga dy partitë më të mëdha në pushtet, dhe të vetmin argument në marrjen e vendimeve e kanë forcën e numrave në parlament, dhe me këta numra cdo vendim I tyre aprovohet, e që me këtë lloj sistemi për vendimmarrje mund ta kthejnë Kosovën ne juridiksion te Serbisë, por a është kjo një matës I demorakcisë?
Kam degjuar se opozita ka argumente dhe fakte që I kontestojnë marrëveshjet e bëra me Serbinë dhe Malin e Zi, prandaj duhet degjuar zëri I tyre.
Kam përcjellur protesten e 9 janarit, ku kan marrur pjesë një numër I madh I qytetarëve, dhe më vjen keq që qeveria nuk e degjon fare zërin e tyre,po ashtu kam përcjellur edhe Kuvendin që sa kohë nuk mabn seanca të mirëfillta, kjo për shkak të neglizhencës së qeverisë për të reflektuar në raport në raport me kerkesat e opozitës.
Qeveria nuk mund ta shuaj zërin e opozitarë dhe zërin e qytetarëve të Kosovës.
E rrugës është që qeveria të reflektojë dhe të bëjë ekipe punuese së bashku me opoziten dhe nese ka të meta në marrëveshjet e arritura t’i rishqyrtojë së bashku me ndërkombetarët
Unë kam shpres që ju do të dini të menaxhoni këtë situatë pa u bërë vonë.
Ramush Haradinaj mund të jetësojë amanetin e vizionarit më të madh të Kosovës, Ibrahim Rugovëës!
Botapress: Kush sipas jush mund të bëjë ndryshimin e duhur në Kosovë ?
GORAN VASENIUS: Ramush Haradinaj.Të jetësohet amaneti i vizionarit më të madh në Kosovë, Ibrahim Rugova.
Botapress:Kur do ta vizitoni Kosovën pëseri ?
GORAN VASENIUS: Në moshën të cilën jam nuk ma merr mendja që do të mundem me e vizitu edhe njëherë Kosovën, por megjithatë Kosova mbetet njëra ndër eksperiencat më të mira që kam pasur në jetë.
Kosova ka një rini të ndritur, dhe shpresoj shumë që do të krenohemi unë dhe miqtë tuaj me vendin tuaj.