Lajmet e fundit
Vazhdimi i seancës të enjten: Grabovci i thotë opozitës po e rrezikoni shtetin

Vazhdimi i seancës të enjten: Grabovci i thotë opozitës po e rrezikoni shtetin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pa praninë e përfaqësuesve të partive opozitare, të cilët e kanë bojkotuar mbledhjen, ka vendosur që vazhdimi i seancës së Kuvendit të mbahet të enjten.

Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka kërkuar nga opozita që të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, duke thënë se këto veprime po e rrezikojnë shtetin dhe stabilitetin e institucioneve, raporton lajmi.net.

Ai ka ftuar opozitën për debat në Kuvend, duke thënë se ajo nuk i di qëndrimet e deputetëve të shumicës për Asociacionin e as për Demarkacionin, dhe duhet që t’i lejojë ata ta thonë fjalën e tyre pa u penguar në Kuvend.

Grabovci, ka thënë se secili në këtë vend ka përgjegjësi, dhe ato janë ligjore dhe duhet respektuar.

“Përgjegjësitë janë ligjore. Ligji na obligon të gjithëve që t’i respektojmë ato sepse kështu respektojmë shtetin dhe veten tonë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ne presim deri të enjten të vazhdojmë normalisht me punën e Kuvendit ku do shqyrtohen ligjet që janë të rëndësishme për liberalizmin e vizave dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

“Jam shumë i sigurt se të enjten do të zhvillohet seancë normale dhe opozita do ta thotë fjalën e vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.