Lajmet e fundit

Vazhdojnë projektet e KEDS-it në Pejë. Hiqet trafo që rrezikonte banorët dhe frekuentuesit e rrugës. Lirohet hapësira tek ‘Rrokaqielli’

Me vendosjen ditë më parë në parkingun e stacionit policor, të trafos së re të kualitetit dhe standardit më të ri europian, me fuqi prej 1250kVA (kilovolt amper) Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike “KEDS”, siç edhe kishte premtuar, sot (e shtunë) nëpërmjet operatorit të nënkontraktuar ka bërë heqjen e trafos së stërvjetëruar ndër dekada e cila ishte e ndërtuar me material të fortë në një hapësirë jo të përshtatshme e që ishte rrezik ndër vite si për shtëpitë dhe bizneset ngjitur saj ashtu edhe për banorët dhe frekuentuesit e këtijë aksi rrugor pranë ‘Rrokaqielli’-t në Pejë. Hamdi Kerolli – zyrtar në KEDS, ka deklaruar se bashkë me trafon po eliminohen edhe shtyllat e vjetërura përgjatë objekteve të Gjykatës Themelore dhe stacionit policor dhe se shtrirja e kabllove këtu po bëhet me ato nëntokësore. ‘Mund të them se ne (KEDS), këtë projekt po e kryejmë para afatit dhe dinamikës që e kemi premtuar në media. Po rrënohet kjo trafo e vjetër, po hiqet rreziku dhe po lirohet hapësira.’-deklaron Kerolli. Banorët e komunitetit ishin ankuar për vite të tëra se trafoja e vjetëruar dhe e vendosur në një pozicion çfarë ishte deri më sot, ekspozonte rrezik veçanërisht për fëmijët-shkollarë të cilët e frekuentojnë këtë aks rrugor. Me këtë investim mbi të gjitha do të përmirësohet shërbimi për më tepër se 350 ekonomi familjare në këtë anë. Furnizimi me energji në këtë pjesë të qytetit të Pejës do të jetë kualitativ dhe tensioni i rrymës, stabil. /Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.