Lajmet e fundit

Vazhdon aksioni për ndihmë të familjeve skamnore nga Adnan Hyseni dhe KBI-e në Pejë (Foto)

Pas ndihmës që i ju dha familjes së Teuta Krasniqit nga Peja ne cila jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, asaj brenda 24 orëve njerëzit e vullnetit të mirë i siguruan kulm mbi kokë.

Adnan Hyseni i cili është njëri nga ndërmarrësit e qytetit të Pejës ishte njëri ndër iniciatorët së bashku me këngëtarin Labinot Tahirin të cilët i ndihmuan Teutës dhe pesë jetimëve të saj.

E angazhimi për tu ndihmuar së më shumë familjeve në nevojë nga Andan Hyseni është duke vazhduar.

Ai kësaj radhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë dhe Shoqatën Humanitare “Bereqeti” janë duke e vazhduar aksionin “Tu dalim në ndihmë familjeve skamnore”.

Adnan Hyseni së bashku me përfaqësuesin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Mr.Muhamed Mavraj kanë bërë përzgjedhjen e 10 familjeve qe janë në varfëri ekstreme dhe u kanë ndihmuar atyre me pako ushqimore në vlerë prej 150€ për çdo familje (vlera e përgjithshme 1500€).

Ata kanë falënderuar qytetarët, bizneset lokale, bashkatdhetarët tonë nga mërgata që ndihmuan dhe treguan që jemi një popull humanist në raste të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.