Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i është përgjigjur nënkryetarit të Prishtinës, Dardan Sejdiu, ku ky i fundit kishte ironizuar me punësimet që i kishte deklaruar i Qeveria në fund të vitit.
Abrashi ka thënë për Indeksonline se Vetëvendosje në Prishtinë i ka mbyllur 5 mijë vende pune, ndërsa Qeveria i ka hapur 15 mijë e 539.
Abrashi e ka falënderuar Sejdiun që është kujdesur që t’i informon organet e Nobelit për të arriturat e Qeverisë.
“Faleminderit Dardan Sejdiut që po informon organet e Nobelit për të arriturat e Qeverisë. Ne jemi krenar për 15539 (deri në tetor) vendet e punës të krijuara, posaçërisht kur mbi 5000 vende pune janë mbyllur nga opozita në Prishtinë”, ka thënë Abrashi për Indeksonline.
Abrashi i ka rekomanduar Sejdiut të merret me premtimet elektorali në Prishtinë dhe ta len anash cinizmin.
“Deri sa merren me cinizëm, e këshilloj të merret me premtimet e dhëna elektorale për Prishtinën, si uji, trafiku urban, banesa me këste 100euro etj”, ka thënë Abrashi për Indeksonline të dielën pas dite.
Abrashi, që është edhe zëdhënësi i Qeverisë, ka thënë se famën dhe prestigjin ia len Sejdiut.
“Famën dhe prestigjin, po ia le Sejdiut, meqë e di që ai beson se një ditë historia shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare do t’i referohet si figurë ekzemplare e integrimit dhe zhvillimit botëror”, ka përfunduar Abrashi