Lajmet e fundit

Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për Ministrinë e Drejtësisë

Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë po qëndron në Berlin në vizitë studimore në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe institucionet tjera të drejtësisë i mundësuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ).

Siç njoftoi MD me anë të një komunikate, dje delegacioni i Ministrisë është pritur nga deputetët e grupit të parlamentarëve për Evropën Juglindore, të cilët janë interesuar për të arriturat e Kosovës në fushën edrejtësisë.

Sot delegacioni nga Ministria e Drejtësisë ka pasur të vizitojë Akademinë e Drejtësisë për tu njohur lidhur me funksionimin e këtij institucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.