Një serbe ka vdekur pasditen e së mërkurës në fshatin Rudarë të Zveçanit pasi është goditur nga një kamion në lëvizje i cili drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq prokurori ka urdhëruar që trupit të pajetë të viktimës t`i bëhet obduksioni.
I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte .