Ka vdekur Kushtrim Krasniqi, 22 vjeçar nga fshati Damanek i Komunës së Malishevës. Kjo për shkak se ai një ditë më herët kishte pësuar lëndime të rënda me traktorin e tij në fshatin Drenoc. Për vdekjen e tij është kuptuar nga ngushëllimet e shprehura në rrjetet sociale nga personat që e kanë njohur.
Ai ishte shtrirë në Qendrën e Emergjente të QKUK-së, dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, dhe në rrezik për jetën./gazetablic/