Ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Faik Durmishi, i njohur me pseudonimin “Xhezvja” në luftën e UÇK-së.
Durmishi ishte komandant i Njësisë Speciale të Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” të Zonës Operative të Llapit, ndërsa më vonë edhe pjesë e TMK-së dhe FSK-së, transmeton Indeksonline.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër të hënën më 28 dhjetor në varrezat e fshatit Obranqë në orë 15:00.