Viktima e aksidentit me datë 28 dhjetor 2015, në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, ka ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë nga plagët e marra në aksident.
Rreth orës 20:00, në rrugën “Bill Clintoni” një veturë kishte përplasur një burrë duke e lënë të shtrirë në tokë.
