Lajmet e fundit

Vdiq këshilltari i presidentit Clinton

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-ve, Bill Clintonit, Sandy Bergeri, i cili në vitin 1999, ka luajtur rol në sulmet ajrore kundër Jugosllavisë, të cilat Perëndimi i nisi për shkak të masakrave të forcave serbe në Kosovë, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
“New York Times”, Bergerin e përshkruan si këshilltar të sigurisë që ndihmoi periudhën e tranzicionit në politikën e jashtme amerikane. Në një reagim në “Twitter”, Clinton e ka përshkruar Bergerin si “mikun e tij të mrekullueshëm dhe më të mençur”. “Askush nuk ka qenë më i ditur për politikën dhe më i mençur se ai për ta formuluar atë”, ka thënë Clinton në një deklaratë që e ka bërë edhe në emër të bashkëshortes së tij Hillary Clinton. “New York Times” ka shkruar se Bergeri ka luajtur rol në strategjinë për përdorimin e fuqisë amerikane dhe sulmeve ajrore për përfundimin e luftës kundër presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit.
Ndërkaq në reagimin e tij presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka thënë se ai personalisht ka përfituar nga këshillat e Bergerit. Obama ka shtuar se ai ishte njëri nga liderët më të mirë të kombit për çështje të sigurisë kombëtare. Për vdekjen e Sandy Bergerit kanë shprehur ngushëllime edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe sekretari aktual i Shtetit, John Kerry.

Leave a Reply

Your email address will not be published.