Sulo Gradeci, shefi i sigurimit të Enver Hoxhës dhe njeriu më i afërt i ish-diktatorit për 30 vite, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 93- vjeçare. Gradeci vdiq një javë pasi kishte humbur edhe të shoqen.
Zyrtarisht ai ka qenë komandant i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës deri në vitin 1983.
Pjesa më e madhe e filmimeve dhe fotove të ish-diktatorit komunist ka për autor pikërisht Sulo Gradecin.
Këtu përfshihet edhe fotografia e fundit e Hoxhës përpara se ai të vdiste. Sic ka rrëfyer vetë më pas, Gradeci është njohur me Enver Hoxhën në një demonstratë antifashiste në vitin 1941.
Pas angazhimit në luftë dhe clirimit të vendit atij iu besua detyra e kreut të grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës.
