Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të aktivistëve të Vetëvendosjes në Podujevë për dështimet e qeverisjes komunale.
Veliu në një prononcim për Indeksonline ka thënë se aktivistët e VV-së punojnë sipas direktivave politike, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të tillë.
“Ata dirigjohen nga komiteti i tyre dhe këta të gjorët duhet të i zbatojnë direktivat, se për ndryshe nuk janë më aktivistë”, ka thënë Veliu.
Kryetari Veliu ka thënë gjithashtu se sa u përket pretimeve gjatë fushatës elektorale, ai është duke i realizuar në pjesën e parë të mandatit pikë për pikë.
“Ata jane kah e gënjejnë veteveten. Premtimet e mia jam duke i realizuar pikë për pikë dhe mos të harrojmë se jemi vetëm në gjysmën e mandatit”, ka thënë Veliu,
Ndryshe aktivistët e VV-së gjatë ditës së sotme kanë vënë pankarta në sheshin e qytetit me mbishkrimin “13 rrenat e Agim Veliut