Shqipëria e fortë dhe e bashkuar është interes strategjik i SHBA përballë ndikimit rus në rajon
Në politikë nuk ka rastësi, ngjarjet shkojnë e lidhen njëra me tjetrën. Teksa në Shqipëri Veriore (Kosovë) ka tensionim të situatës politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, Serbia gjenocidiste po vazhdon mobilizimin e saj me armatim të rëndë nga Rusia. Madje, marrëveshja e arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus Medvedev, prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë raketa ruse që më pas do të instalohen në territor shqiptar (afër Preshevës) do të duhej të zgjoj nga gjumi udhëheqësit e dy shteteve shqiptare dhe aleatin tonë strategjik SHBA.
Vetëm jetësimi i Shqipërisë së Bashkuar do të krijoj një ekuilibër në rajon, prandaj është më së e domosdoshme që politika shqiptare të kuptoj rrezikun që i kanoset trojeve shqiptare dhe të bashkohet rreth strategjisë kombëtare për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar prej 10 milion shqiptarëve, projekt ky që patjetër do të përkrahet nga SHBA, sepse ky është edhe interes i tyre, por kësaj duhet ti paraprij politika shqiptare.
Politika amerikane nuk ka se si të mos e përkrahë një Shqipëri të Bashkuar sepse këtu kemi të bëjmë me përputhjeve të interesave strategjike amerikane dhe interesave kombëtare shqiptare për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar, prandaj ky është një rast historik për kombin shqiptar, për t’u zhvilluar si komb prej 10 milionësh dhe për t’u bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar.
Tahir Veliu
Hartues i Platformës për Shqipëri të Bashkuar dhe ideator i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar