Lajmet e fundit
Vëllezërit e Limajt hiqen nga aktakuza, por ai vetë mbetet

Vëllezërit e Limajt hiqen nga aktakuza, por ai vetë mbetet

Vëllezërit e ish-ministrit, Fatmir Limaj, Demir dhe Florim Limaj, përfundimisht nuk janë të dyshuar për “Korrupsion”. Të dytë kanë qenë pjesë e aktakuzës së mëhershme së bashku me Fatmir Limajn e ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Transportit dhe Postë –Telekomit, ndërsa dyshoheshin për “Korrupsion” e vepra të tjera penale të kryera në kohën sa Fatmir Limaj ka qenë ministër, por tashmë nuk figurojnë në aktakuzë. Hetimet për “Korrupsion” ndaj ish-ministrit, tashmë kryetar i subjektit politik “Nisma”, patën filluar në 2009-ën.

Pas dy aktakuzave të ngritura më herët, të hënën e kësaj jave prokurori i EULEX-it, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ka ngritur një aktakuzë të konsoliduar. Në të nuk janë vëllezërit e Fatmir Limajt, por është vetë Fatmir Limaj, ish-shefi i kabinetit të tij, Endrit Shala, ish-shefi i prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, ish-truproja i tij, Shpetim Telaku, si dhe biznesmeni, Florim Zuka..

Leave a Reply

Your email address will not be published.