Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe gjashtë vendet aleate i kanë bërë thirrje Rusisë, t’i ndërpresë, ato që ata i kanë quajtur sulme ndaj opozitës siriane dhe civilëve, raporton Reuters.
Ata kanë shprehur “shqetësimin” për praninë ushtarake të Rusisë, në Siri.
Në një deklaratë të përbashkët, Shtete e Bashkuara, Franca, Gjermania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Britania e Madhe, kanë kritikuar sulmet ajrore të Rusisë, të cilat kanë thënë se nuk i kanë sulmuar caqet e grupit Shteti Islamik.
“Këto sulme ndikojnë në eskalim të mëtejmë dhe do të ndikojnë më shumë në zhvillimin e ekstremizmit dhe radikalizmit,” kanë thënë ata.
Rusia ka thënë se ka kryer sulme të reja në Siri, duke goditur 12 caqe të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët e saj kanë goditur një qendër të komandës dhe një qendër të komunikimit në provincën Alepo, ashtu si edhe një kamp të militantëve në Idlib.