Lajmet e fundit

Vendet europiane janë rebeluar ndaj demokracisë, BE-ja e pafuqishme t’i ndal

Marrëdhëniet mes qeverisë në Poloni dhe Bashkimit Europian janë duke shkuar më keq sesa që pritej.

BE-ja të mërkuren ka filluar një hetim mbi masat e fundit të marra nga qeveria polake. Ky zhvillim mbetet i trishtuar për një vend që deri vonë edhe trajtuar si simbol i tranzicionit në vendet ish-komuniste europiane. Por, për fat të keq, ende mbetet e paqartë se çfarë lidhje ka Brukseli me rebelimin e qeverisë polake ndaj demokracisë, transmeton Gazeta Blic.
Partia e djathtë e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në tetorin e kaluar, ka punuar shumë shpejt për të konsoliduar pushtetin.
Javën e kaluar parlamenti ka miratuar ligjin që i jep qeverisë autoritetin të vendosë mbi drejtuesit në radiotë dhe televizionet publike, ndërkaq shumica e polakëve deri me tani informatat e fundit i kanë marrë pikërisht nga këto televizone dhe radio, të cilat janë transmetuar në mënyrë të pavarur.
Presidenti i Parlamentit Evropian këtë ligj e ka konsideruar si grusht shtet, përderisa ndryshimet kanë nxitur protesta masive në disa qytete anembanë Polonisë, transmeton Gazeta Blic.

Hungaria si aleate e Polonisë ka kërcenuar të vërë veton ndaj  sanksioneve të tilla. Partia në pushtet në Poloni dhe kryeministri hungarez Orban kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dy janë euroskeptikë, janë armiqësorë ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, ndërkaq analistët politikë thonë se qeveria e re në Poloni është duke ndjekur shembullin e qeverisë hungareze, transmeton Gazeta Blic.

Sa i përket Bashkimit Europian, kjo situatë paraqitet jashtëzakonisht e tensionuar. Qeveria polake dhe ajo hungareze Bashkimin Europian e portretizojnë si të dominuar nga Gjermania, megjithatë BE-ja nuk dëshiron humbjen e anëtarëve të saj.
Megjithatë, përveq Polonise, BE-ja po përballet edhe me kritikat e shumta mbi krizën e refugjatëve, me situatën financiare në Greqi dhe anëtarësimin e Britanisë në BE.
Përderisa disa vende europiane janë rebeluar nga demokracisë, BE-ja shfaqet e pafuqishme t’i ndalojë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.