Arrestimi i gjashtë gylenistëve në vendin tonë ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të lirojë nga detyra drejtorin e AKI-së Driton Gashin si dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.
Mirëpo, pa miratimin e Presidencës së Kosovës, vendimi për shefin e Inteligjencës nuk mund të jetë i plotfuqishëm. Sipas ligjit për AKI-në shkarkimi i drejtorit të AKI-së kërkon edhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi
Ndërsa, lidhur me këtë rast, janë zbardhur detajet e vendimit të fundit të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi rreth shkarkimeve në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Indeksonline mëson se i pari i shtetit ka marrë qëndrim të prerë se në rast se largohet nga detyra shefi i AKI-së, atëherë do të ketë edhe një varg shkarkimesh tjera.
“…nëse shkarkohet Gashi, atëherë kësaj vije do të jenë edhe zv/drejtori i AKI-së, Latif Merovci si dhe kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani”, ka thënë ky burim.