Lajmet e fundit

Vendimi për grupin e Drenicës, në fillim të 2016-ës

Në fund të Majit të këtij viti Grupi i Drenicës u dënue me 65 vjet burg. Në këtë grup bajnë pjesë edhe kryetarët e komunave të Skendarajit dhe Drenasit, Sami Lushtaku e Nexhat Demaku. Edhe pse pala mbrojtëse ka apelue vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës që gati 5 muej, Gjykata e Apelit ende nuk e ka dhanë verdikitin e saj final. Ketë e ka konfirmue për Televizionin Rrokum, zadhanësi i kësaj Gjykate, Arbër Jashari.

“Gjykata e Apelit, ende nuk e ka caktue datën se kur ka me u mbajtë seanca e kolegjit, lidhun me këto 2 raste.”

Mirëpo avokati mbrojtës i Kryetarit të Skendarjt, Arianit Koci thotë për Televizonin Rrokum se nuk e kupton pse asht vonue Gjykata e Apelit. Simbas tij, landa e Lushtakut duhet me pasë prioritet, sepse ai po mbahet në paraburgim.

Mirëpo Koci shton se prej momentit që Gjykata e Apelit e pranon landën, atëherë ka 3 muej në dispozicion me e trajtue atë, por kjo nuk asht ba. Koci thotë se Apeli mundet me u arsyetue me vëllimin e madh të landës, apo me nevojën e përkthimit të saj.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku asht dënue me 12 vjet burgim, ndërsa ai Drenasit, Nexhat Demaku me 3 vjet.

https://www.youtube.com/watch?v=2iG7P1CyFxw

Leave a Reply

Your email address will not be published.