Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia shkruajnë se Jose Mourinho do të shkarkohet sot pasdite. Vendin e tij do ta zë trajneri i njohur spanjoll, Juande Ramos.
Bordi i Chelseat thuhet se ka vendosur që pasuesi i Mourinho të jetë trajneri spanjoll që është i papunë aktualisht.
Ramos ka qenë më parë trajner i Sevillës me të cilën skuadër e fitoi kupën UEFA, e ka drejtuar për një edicion Real Madridin, Tottenhamin ndërsa së fundi ishte trajner i Dnipros.