Soda e bukës është një ndër përbërësit më të dobishëm për shëndetin dhe lëkurën tuaj. Soda e bukës ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, shkatërron patogjenet e lëkurës dhe redukton shfaqjen e puçrrave dhe akneve.
a një maskë mjaft efektive me sodë buke:
Përzieni një lugë çaji ujë të ftohtë me 1,5 lugë çaji sodë buke. Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni me një peshqir të pastër. Së fundi, aplikoni një krem hidratues mbi fytyrë.
Përfitimet e sodës së bukës në maskë:
Përfitimi më i madh i sodës së bukës është vetia e saj natyrore antibakteriale, e cila parandalon shfaqjen e puçrrave dhe akneve. Përveç kësaj, ajo ka aftësinë të eleminojë plagët dhe puçrrat e fytyrës.
Soda e bukës lufton infeksionet që shkaktojnë pikat e zeza dhe pengon inflamacionin e lëkurës. Ajo ka veti anti-inflamatore gjithashtu. Soda do të mënjanojë rrathët e errët dhe qeset poshtë syve.