Lajmet e fundit

Vera përmban më shumë alkohol sesa prezentohet nëpër etiketa, thonë studiuesit

Sipas një hulumtimi të ri të kryer nga Universiteti i Kalifornisë, është gjetur se përmbajtja e alkoholit në verë është 0.42% më e lartë sesa që deklarohet nëpër etiketa.

Studimi i kryer me më shumë se në 100 mijë shishe verë nga e mbarë bota, ka gjetur se verërat spanjolle dhe kiliane kanë sasi më të vogël të alkoholit sesa që paraqitet në etikë.
Mospërputhja e sasisë së alkoholit në verë që paraqitet në etiketë, sipas studiuesve mund të ketë efekte të rënda dhe negative. Sipas tyre personat që konsumojnë verë aksidentalisht mund të kalojnë kufirin e pirjes, gjë e cila mund të ketë pasoja të rënda dhe të parapashikueshme për shëndetin e tyre.

Profesor Julian Alston, nga Departamenti i Bujqësisë dhe Ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, është shprehur se mospërputhje prej 0.4% mund të mos duket vlerë e madhe, me një vlerë prej 13.6% të alokoholit ndaj volumit, por sipas saj, gabimet e kësaj shkalle konsumatorët të cilët e nënvlerësojnë sasinë e alkoholit mund të përballen me përkeqësim të shëndeti.

Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se prodhuesit e kanë pranuar ndryshimin e paraqitjes së përqindjeve të alokoholit, në mënyrë që të përmbushin pritjet e konsumatorve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.