Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftës së UÇK-së, ka njoftuar se aplikacioni, i cili kërkohet për aplikim për pensionin, mund të merret në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga java e ardhshme.
“Zyra për Çështje të kategorive të Dala nga Lufta, njofton të gjithë veteranët të cilëve në bazë të ligjit u takon e drejta në pension, se vërtetimin i cili kërkohet për aplikim me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, mund ta marrin në Ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga e hëna 5 tetor 2015, nga ora 09:00 – 16:00. Për detaje tjera shtesë, të cilat mund të jenë të nevojshme dhe me qëllim të sqarimit do t’i njoftojmë të gjithë me kohë”, është thënë në njoftimin e këtij komisioni.