Lajmet e fundit

Veseli: Arrestimet e deputetëve janë një pamje e rëndë, por shteti ligjor s’mund të kapitullojë përballë thyerjes së ligjeve

Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se sot ishte një ditë e rëndë për vendin.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se arrestimet e deputetëve janë pamje e rëndë por se shteti ligjor nuk kapitull përballë thyerjes së ligjeve.

Në këtë postim, Veseli thekson nevojën për zgjidhje urgjente politike.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, të nderuar bashkëqytetarë!

Sot, kaluam një ditë të rëndë. Të rëndë për Kuvendin. Të rëndë për vendin. Arrestimet e deputetëve janë një pamje e rëndë, por shteti ligjor nuk mund të kapitullojë përballë thyerjes së ligjeve. Na duhet urgjent zgjidhje politike!

Leave a Reply

Your email address will not be published.