Lajmet e fundit

Veseli e lut opozitën për dialog

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend. Ai zhvillimet e fundit i ka quajtur të pranueshme dhe të cilat zhvillime po shkojnë vetëm në dëm të vendit.

Veseli gjithashtu ka lutur opozitën që të merr pjesë në seancat parlamentare për të zgjidhur me dialog të gjitha veprimet.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe futjen e sigurimit në Kuvend në seancën e fundit parlamentare. Veseli thotë se policia kishte hyrë vetëm me vendim të Kryesisë së Kuvendit dhe se ai një gjë të tillë premtoi se do ta respekton rregulloren e kuvendit në të gjitha seancat parlamentare.

“ Unë e lus opozitën që të reflektoj karshi kërkesave të tyre, ta futen në parlament me dialog për zgjidhje ndaj kësaj krize dhe jo të sulmoj se edhe ashtu na sakatuan me shishe , por e sakatun edhe vendin në këtë mënyrë. Prandaj t’i zgjidhim së bashku këto probleme. Ndërsa sa i për ketë sigurimit dhe futjes së tyre në Kuvend, një vendim të tillë e kishte marr Kryesia e Kuvendit në përputhje me rregulloren e Kuvendit, rregullore të cilën do ta respektoj në çdo seancë parlamentare” ka thënë Veseli në një intervistë për televizionin publik/Zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.