Lajmet e fundit

Veseli fton opozitën në Kuvend, marrëveshjet nuk kanë përfunduar

Kryetari i Parlamentit të Kosovës,Kadri Veseli,duke ftuar opozitën të kthehet në Kuvend, tha se asnjëra prej marrëveshjeve nuk ka përfunduar. Për demarkacionin mund të krijohet komision ndërkombëtare.

Veseli, dërgoi mesazhe ofruese për opozitën në Kosovë, duke i ftuar për të biseduar në Kuvend.  Sipas tij, dy marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe për `Bashkësinë e komunave serbe` nuk janë të përfunduara. Në emisionin ‘Monitor’ në RTK, ai theksoi se mund të bisedohet në mes të pozitës dhe opozitës, pa i detyruar njëri-tjetrin t’i pranojnë konceptet e njërës palë apo tjetrës.

Sipas tij, opozita, nuk po lejon as ngritje të debatit për këto dy marrëveshje dhe kjo për të është shumë e habitshme.

Asnjë deputet i Kosovës nuk dëshiron të shesë apo të japë asnjë copë tokë të Kosovës. Çështja e Demarkacionit është në proces dhe asgjë nuk ka përfunduar. Fare mirë mund të krijohet një komision, ku do të kishim edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe figurat tona më prominente të fushës do të merrnin pjesë në komision. Të verifikohet çdo gjë. Por një propozim i tillë nuk është bërë. Në vend të tyre kemi akuza të rënda për tradhti, që unë e vlerësoj se është shumë e rëndë dhe e shëmtuar”, tha në emisionin Monitor, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, duke shtuar se deri më tani Demarkacioni nuk është kontestuar me fakte në aspektin profesional, duke përdorur fakte si tapitë dhe dokumentacionet e tjera.

Ndërsa për pjesën e marrëveshjes tjetër për krijimin e Bashkësive të komunave serbe, kryeparlamentari Veseli, tha se duhet pritur që fjalën e fundit ta thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Është krijuar një opinion sidomos tek ndërkombëtarët që shqetësimet e opozitës nuk janë këto marrëveshje”, pohoi Veseli.

Ai ka kërkuar nga opozita që të marrë pjesë në Kuvend, në seancën e Kuvendit, pasi është në dinjitetin e secilit të jetë aty.

Është në dinjitetin e secilit që t’i rikthehet punës në Kuvendin e Kosovës dhe të ndalet abuzimi me vendin e vet. Opozita nuk është duke vepruar mirë, sidomos me mosrespektimin e ligjit në mënyrë të vazhdueshme. Se cili është mesazhi që po çojmë te populli, miqtë apo edhe vet armiqtë e Kosovës”, vijoi tutje Veseli.

Ai ka thënë se protesta e 28 nëntorit është ikje nga përgjegjësia.

“Ne e patëm një peticion që humbi nga ana e opozitës dhe nuk e sollën në Kuvend opozita. 28 Nëntori i shenjt i Ismail Qemali dhe Isa Boletinit dhe i te gjithë shqiptareve. Çka i flenë kjo datë më shumë opozitës se pozitës, pse ata e duan më shumë se ne këtë ditë  që është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët. Pse opozita e don më shumë Ismail Qemajlin e Isa Boletinin sesa pozita??? Përdorimi i kësaj dite të shenjtë për shqiptarët nga ana e opozitës, e cila do ta përdore këtë ditë kundër pozitës është e papranueshme”, shtoi Veseli.

Ai po ashtu ka folur edhe për protestën e opozitës ku Policia e Kosovës dhe zyrtarë të ndryshëm janë sulmuar nga protestuesit në mënyrë të rrezikshme.

“Policia është gjuajtur me molotov, gurë të mëdhenj dhe fat i madh që nuk ka pasur shumë ndonjë te vdekur,  sepse ato janë mjete vdekjeprurëse. Duhet të marrin përgjegjësinë ata që i organizojnë këto protesta te dhunshme. Kush mban përgjegjësi nëse na vdes dikush nga përdorimi i këtyre mjeteve??  Megjithatë, po shpresojmë që protesta  me datë 28 nëntor do të jetë e qetë”, tha Veseli.

I pyetur për vizitën e Sekretarit të Jashtëm të SHetevve të Bashkuara të Amerikës, Kryeparlamentari Veseli, tha se është gabim të lidhet ardhja e tij me tensionet politike që po ndodhin në Kosovë.

” Ardhja  e Xhon Kerrit është një vizite shumë e mirëpritur për Kosovën dhe është gabim që një vizitë e tillë të interpretohet apo të tkurret si një vizitë në funksion të zgjidhjes së problemeve mes pozitës dhe opozitës. Këto janë çështje të vogla mes nesh. Ardhja e sekretarit Kerri është dëshmi për përkushtimin amerikan që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën, edhe në këtë kohë të luftës kundër terrorizmit në të gjithë Globin. Kjo është një gjë shumë e madhe për vendin tonë’, vijoi tutje Kryeparlamentari i Kosvoës, Kadri Veseli. Ai është përgjigjur edhe pyetjeve tjera që kanë të bëjnë me terriorrizmin, ISIS etj etj. Ndiqeni emisionin Monitor për te mësuar gjitha qëndrimet e Kryetarit te Parlamentit te Kosoves, Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.