Lajmet e fundit

Veseli : Heinz Fischer nuk i kuptoi pankartat e Vetëvendosjes, më pyeti mua çfarë po shkruan

Mesazhi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fjalimit të Presidentit të Austrisën Hinez Fischer, ku shkruanin “Kujdes shpinën zotëri president, prapa jush janë ulur gënjeshtarë të korruptuar”, dhe “ndalë hemogjeninë serbë ndaj Kosovës”, duket se nuk është parë fare nga presidenti austriak.

Te paktën kështu ka thënë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, cili ka treguar se Fischer e kishte pyetur se çfarë shkruante pasi nuk e ka lexuar.

Këtë Vesli e bëri të ditur para medieve pas takimit të Kryesisë së Kuvenndit, ku bërë të ditur se të hënën me 2 dhjetor do të mbahet seanca plenare ku do të votohet MSA.

Ai tha se për shkak të rëndësisë që ka ratifikimi i MSA-së, është shtyrë seanca e rregullt.

Veseli po ashtu ka paralajmëruar se me 6 nëntor komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit, raporton lajmi.net.

Veseli i pyetur nëse opozita do të lejojë që të mbahen seancat ka thënë se është çështje e tyre, por ka thënë se kur të ketë mysafirë nuk duhet bërë veprime të tilla.

Ai po ashtu ka thënë se Kuvendi do të vazhdojë me agjendën e vetë. Kurse sa i përket paralajmërimit për dërgim të marrëveshjes në Kushtetuese, ka thënë se në Kushtetuese, ka thënë se çdo veprim institucional e lehtëson punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.